Policia amerikane njoftoi dje se pas një dite kërkimesh arrestoi sot një student, të dyshuar si autor i vrasjes së prindërve të tij brenda territorit të Universitetit Qendror të Miçiganit.

Sipas shefit të policisë së universitetit, i dyshuari, 19-vjeçari James Eric Davis Jr., tregohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar mëngjesin e së premtes me një armë në dorë, përgjatë parkimit.

Gjithashtu, shefi i policisë, Bill Yeagley, njoftoi se të enjten, vetëm një ditë përpara, 19-vjeçari ishte dërguar nga oficerët e policisë për në spital, pasi dukej në gjendje jo të qëndrueshme psikologjike në orët e vona të mbrëmjes. Oficerët kishin njoftuar gjithashtu se kishin patur dyshimin se ai përdorte drogë, shkruan voa.

Prindërit e vrarë ishin të moshës 47-vjeçare. Babai, James Davis Sr., kishte punuar edhe si punonjës policie. Sipas autoriteteve, mendohet se për krimin u përdor arma e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb