Policia angleze ka vënë në pranga sulmuesin e Leister City, Ahmed Musa, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Një telefonatë e mbërritur në komisariatin e policisë denonconte futbollistin 24 vjeçar për ushtrim dhune në familje. Menjëherë kjo e fundit është nisur në vendngjarje por konstatoi se Ahmed Musa nuk ndodhej në rezidencën e tij në Countesthorpe, ndërsa ai nuk ishte grumbulluar as me kampionët në fuqi të “Premier League”, raporton “Indipendent”.

Pas kësaj policia ka marrë edhe deklaratat e fqinjëve të lojtarit i cili u kthye në shtëpi natën vonë.
ahmed-musa-of-leicester-city_1m0g6fhkytwkw1kh3r5g39vudd
Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, nigeriani është lënë i lirë por është njoftuar se hetimet nuk janë mbyllur.

Gjithashtu edhe ekipi kampion në fuqi, Leister, ka njoftuar se nuk do marrë masa ndaj futbollistit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb