Një trafikant droge matlez, i lidhur me klanet siciliane, u arrestua të premten në Maltë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga prokuroria e Katanias, ndërsa pritet ekstradimi i tij në Itali.

Gjatë seancës së parë, e cila u mbajt dje, gjyqtarët refuzuan kërkesën për lirim me kusht dhe shtynë gjykimin për në datën 20 qershor.

56-vjeçari John Spiteri, i njohur si ‘Gianni’, kërkohet në Itali si pjesë e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe marijuane.

Në vitin 2021, trafikanti maltez ishte pjesë e grupit prej 21 personave që u arrestuan në Itali si pjesë e të ashtuquajturit ‘Operacioni La Vallette’ kundër një organizate kriminale që lëvizte drogën nga Shqipëria dhe Bullgaria në Siçili dhe Maltë.

Gjatë operacionit, i cili në atë kohë u krye nga mbi njëqind agjentë të Guardia di Finanza, u sekuestruan gjithsej 430 kilogramë kanabis, hashash dhe kokainë. Sipas hetuesve italianë, nga përgjimet rezulton se Spiteri ishte lidhur me italianin Rosario Amico për të organizuar dërgesa droge nga Pulia në Maltë të kryera midis viteve 2018 dhe 2019 me një makinë me targa malteze që drejtohej fizikisht nga një tjetër maltez.

Për të shmangur ekstradimin, avokati i Spiterit vuri në dukje se krimet e tij në Maltë çojnë në burgim të përjetshëm, ndërsa në Itali rrezikonte vetëm 24 vjet për bashkëpunim kriminal dhe 13 vjet për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: