Mediat kosovare shkruajnë se policia ka arrestuar vëllain e këngëtareve të njohura si ‘Motrat Mustafa’.

Siç shkruan “Indeksonline”, e cila i referohet burimeve të policisë, gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni ka denoncuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që dhunoi gruan është Liridon Mustafa, vëllai i Motrave Mustafa.

Mësohet se ai ka dhunuar fizikisht gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime, ku asaj i është dashur trajtim mjekësor.

1 3
1 3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb