PUKE- Një punonjës i Zjarrfikëses në Pukë është arrestuar sot, pasi nga kontrolli në banesë iu gjetën municione, por edhe një palë pranga policie.

Polcia e Pukës bën me dije se kishte mbledhur informacione në rrugë operative për të kontrolluar banesën e 48-vjeçarit M.Gj. punonjës në PMNZSH Pukë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
686 copë fishekë automotiku.
374 copë fishekë Pistolete TT.
4 copë krehëra automotiku.
Një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: