Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, i cili revolucionoi futbollin, beson se skuadra e drejtuar nga Gatusso mund të fitojë kampionatin këtë sezon, pavarësisht se Juventusi sipas tij është favorit.

“Djalli” duket i konsoliduar si brenda dhe jashtë fushe dhe ky është faktori që mbështet Sacchi. Me ardhjen e fondit “Elliot”, Leonardo-s dhe Maldini-t, por edhe prurjet e reja si Caladara, Higuain apo Bakayoko, gjithçka është e mundur.

“Do të përsëris atë që po i thosha më parë komshiut tim në plazh këtu në Milano Marittima: Milan mund të fitojë Scudetto-n,” shprehet Sacchi për Corriere della Sera.

“Më lini ta shpjegoj. Juve nuk është favorit, por super-favorit. Por në të njëjtën kohë jam i bindur se trajneri Gattuso do të bëjë më mirë se vitin e kaluar.

Ata mund të konkurrojnë për Scudetto-n dhe ndeshja e së shtunës ndaj Napolit do të jetë shumë e rëndësishme. E rëndësishme do të jetë paraqitja, jo rezultati. Do të jetë një ndeshje e hapur. Milan duhet të luajë me kokën lart, me mentalitetin e Milanit të madh.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb