Pritet vetëm zyrtarizimi, por transferimi i Moise Kean te Everton është i mbyllur. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Juventusin për blerjen e sulmuesit. Kampionët e Serie A kërkonin 40 milion euro për kartonin e futbollistit 19-vjeçar, por palët janë akorduar mbi shifrën 30 milion euro plus bonuset.

Moise Kean
Moise Kean

Sa I përket Kean, ai do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të fitojë 3 milion euro në sezon. Ky largim konfirmon stradegjinë e Juventusit për t’i besuar sërish Gonzalo Higuain, një nga sulmuesit më të preferuar në karrierën e trajnerit Maurizio Sarri.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb