Nëntë korridore humanitare do të hapen sot pas arritjes së marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës, për të evakuuar civilët që kanë mbetur të ngujuar në qytezat dhe qytetet ukrainase. Lajmi është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja Iryna Vershchuk.

Por ajo ka theksuar në një postim në Facebook, se kalimi i sigurt i civilëve nga Mariupoli nuk është garantuar nga pala ruse.

Ajo tha se shpreson se qytetarët që duan të largohen do të mund ta bëjnë këtë në afërsi të Berdyanskut, ku ndihma humanitare dhe ajo medicinale i pret.

Vereshchuk gjithashtu pranoi se 24 autobusë janë në gjendje gatishmërie, për të bërë transportimin e civilëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: