Qeveria italiane ka arritur sot një marrëveshje me Algjerinë për rritjen e dërgesave të gazit në një përpjekje për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus në të ardhmen.

“Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, unë njoftova se Italia do të merrte masa të shpejta për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus. Marrëveshjet e sotme janë një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi. Dhe të tjerë do të ketë në vijim”, tha kryeministri italian Mario Draghi pas një takimi me presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune në Algjeri.

Sipas marrëveshjes Itali-Algjeri qeveria italiane do të furnizohet me deri në 9 miliardë metra kub gaz shtesë nga Algjeria gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Në vitin 2021, rreth 21 miliardë metra kub, ose 28% e importeve të gazit të Italisë, vinin nga Algjeria, ndërsa 38% vinin nga Rusia.

Gjate takimit në Algjeri Draghi u shoqërua nga ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe kreu i kompanisë pjesërisht shtetërore të energjisë “Eni”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb