Philippe Coutinho dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje që i mundëson lojtarit të Barcelonës të transferohet në Gjermani në formë huazimi këtë sezon ku Bayern do të ketë më pas mundësi ta blejë brazilianin. Drejtori i Barças, Guillermo Amor konfirmoi lajmin, dhe Valverde e la brazilianin jashtë formacionit në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos në San Mamés të premten në mbrëmje.

Bayern ishte i interesuar që në fillimin e merkatos së transferimeve për Dembele për të mbuluar hendekun e lënë me largimin e Ribery dhe Robben, por Barcelona nuk pranoi ta shiste francezin me çmimin që klubi gjerman i ofronte, 70 milion euro.

Në pamundësi për të nënshkruar me Dembele ose Sane nga Manchester City, Bayern ktheu vëmendjen te Coutinho. Braziliani fiton afro 11 milion euro neto në sezon te Barcelona, ndërsa lojtari më i paguar te kampionët gjermanë është Lewandowski, i cili nuk fiton as 10 milionë auro. Coutinho ka pranuar një reduktim të pagës në mënyrë që të mund të luajë me bavarezët këtë sezon.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb