Lajm të mirë për shqiptarët e ka cilësuar Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla marrëveshjen e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e pensioneve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se nga marrëveshja për pensionet i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, është shprehur Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb