MAQEDONI E VERIUT

Zoran Zaev ka konfirmuar se është arritur marrëveshja LSDM- BDI për koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

Zaev ka thënë se do të jetë ai kryeministri i ardhshëm për 4 vite teksa Ahmeti shtoi se në 100 ditët e fundit të qeverisë do të jetë një kryeministër shqiptar.

Do të jetë e njëjta qeveri si ajo e mëparshmja, me një koalicion LSDM- BDI bashkë me Lëvizjen Besa teksa partitë e tjera shqiptare dhe VMRO- DPMNE do të duhet të qëndrojnë në opozitë.

Ahmeti në konferencën e përbashkët për shtyp pas marrëveshjes theksoi se kjo arritje pritej nga partnerët ndërkombëtarë dhe nga gjithë qytetarët. Kjo do të jetë hera e parë që një shqiptar do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut, teksa nuk dihen detajet e tjera të marrëveshjes. Përflitet në mediat maqedonase se gjatë kohës që Zaev do jetë kryeministër, BDI do ketë një zv.kryeministër dhe Ministrinë e Brendshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb