FRANCA

Sergio Ramos do të jetë lojtari më i ri i PSG. Mediat e huaja raportojnë se ish-kapiteni i Real Madrid do i bashkohet parizienëve si agjent i lirë.

Ai nuk rinovoi në Madrid dhe u largua nga Real pas 16 vitesh karrierë aty duke fituar gjithçka.

Edhe me Spanjën, mbrojtësi ka fituar gjithçka teksa 35-vjeçari tashmë do të kalojë një eksperiencë të re tek PSG pas një sezoni shumë të vështirë për shkak të dëmtimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb