Rruga e Alexis Sanchez me Manchester City duket se është e destinuar të kryqëzohet pavarësisht se palët kishin rënë dakord që në merkaton e verës. Mos transferimi i Thomas Lemar te Arsenal në limitet e kësaj periudhe ndikoi duke bllokuar këtë marrëveshje, por sipas “TransferMarecatoWeb” ajo do të kryhet në janar.

Raportohet se Manchester City ka rënë dakord me Arsenal për të transferuar Sanchez në “Etihad” për shifrën e 35 mln stërlinave. Një shumë relativisht e lartë duke patur parasysh se kontrata e 29-vjeçarit përfundon në qershorin e ardhshëm.

Sa i takon lojtarit ai do të jetë një nga më të paguarit e “Premier League”, pasi City ka parashikuar për të 13 mln euro në vit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb