Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në një deklaratë për mediat u shpreh se që prej ditës së sotme 10 milionë tonë drithëra dhe produkte të tjera ushqimore janë transportuar përmes korridorit të Detit të Zi. Po ashtu ai shtoi se është dashur 3 muaj kohë për të arritur këtë marrëveshje jetike për “reduktimin e rrezikut të urisë” në mbarë botën.

Iniciativa e grurit të Detit të Zi po bën një ndryshim. Që sot, dhjetë milionë tonë metrikë drithë dhe produkte të tjera ushqimore janë transportuar përmes korridorit të Detit të Zi. U deshën vetëm tre muaj për të arritur këtë moment historik”, u shpreh ai.

Po ashtu shefi i Kombeve të Bashkuara vuri në dukje se tërheqja e e Rusisë nga marrëveshja, tregon rëndësinë dhe reduktimin e rreziqeve të urisë, varfërisë, dhe paqëndrueshmërisë.

Marrëveshja 120-ditore e drithrave u nënshkrua midis Moskës, Kievit, OKB-së dhe Turqisë më 22 korrik në një përpjekje për të luftuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta, e cila kishte ngecur të gjitha eksportet bujqësore nga një prej shportave të bukës në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: