Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Bullgari ka arritur në 565.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar 24 raste dhe 22 viktima të reja nga koronavirusi. Gjithashtu janë shëruar tre pacientë.

Sipas burimeve nuk janë regjistruar rajone të reja të goditura nga përhapja e infektimit.

Gjithsej 201 persona ndodhen të shtruar në spital, prej të cilëve 26 janë nën kujdesin intensiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb