Një makinë luksoze Rolls Royce me vlerë gjysmë milioni dollarë, ky është shpërblimi që do marrë secili nga futbollistët e kombëtares së Arabisë Saudite pas fitores së tyre historike në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Argjentinës së Leo Mesit.

Sipas mediave arabe, kjo është “dhurata” që Princi Mohammed bin Salman Al Saud donte t’u bënte ‘heronjve’ të kombit një dhuratë pas përmbysjes që arritën të bëjnë ndaj ekipit argjentinas në shifrat 2 me 1.

Dhurata do jetë një makinë Rolls Royce Phantom me 600 kuaj fuqi, ndërsa në total fatura e princit arab pritet të shkojë në rreth 13 milionë dollarë për të gjithë lojtarët e trajnerit Renar.

Kujtojmë se dita kur Arabia triumfoi ndaj ekipit të Mesit me shokë u shpall ditë feste kombëtare në Arabi, ndërsa pritet që ‘Fajkonjtë e Gjelbër’ të luajnë me Poloninë pas pak ditësh, ndeshje në të cilën ata do të kërkojnë një tjetër rezultat historik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb