Për marrëveshjen e arritur pak orë më parë midis Kosovës dhe Serbisë për t’i dhënë drejtim lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy shteteve në kufi, duke i njohur dokumentet e identifikimit të njëra-tjetrës, ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Marrëveshja e sotme është lajm i mirë për qytetarët e ?? dhe ??. Mirënjohje për kontributin e ??&??! ?? e pavarur është realitet i pamohueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi mes ?? dhe ?? si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë”, shkruan Basha në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb