Kosova po bën paraqitje të mirë në Lojërat Mesdhetare. Distria Krasniqi mori dje medalje të artë, teksa sot ka ardhur një tjetër arritje për Dardanët.Xhudistja Laura Fazliu mundi spanjollen, Perez Cabana, në kategorinë e peshave 63 kg, duke “rrëmbyer” medaljen e artë.

Fazliu po kalon një periudhë fantastike, teksa në fund të prillit u shpall edhe nënkampione e Europës.Ajo vazhdon të mbajë lart flamurin e Kosovës nëpër botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: