Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për gjendjen e rrugëve pas situatës së krijuar nga temperaturat e ulëta dhe vora, teksa apelon drejtuesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
❄️ Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.
⚠️Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka pasur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.
Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.
Me konkretisht, situata paraqitet:
?RAJONI VERIOR
Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit (lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz,Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.
?RAJONI QENDROR
-Qarkullohen me zinxhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Përrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.
?RAJONI JUGOR
Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: