ARRSH njofton se duke nisur nga mbrëmja e nesërme do të devijojë lëvizja në tunelin e Kërrabës. Kjo për shkak se do të lahen muret e këtij tuneli.

Mësohet se ky proces do të nisë nga ora 21:00-deri në orën 06:00. Sipas ARRSH-së, lëvizja e mjeteve do të bëhet në njërin prej tubave, ndërkohë që në tjetrin nis procesi i larjes.

NJOFTIMI I ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të fillojë larja e mureve të Tunelit të Krrabës.
Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.
Ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).
Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit.
#ARRSH #MIE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: