TIRANË- Nisin reshjet e borës në veri të vendit. Autoriteti Rrugor Shtetëror bën me dije se reshjet e borës kanë nisur në dalje të tunelit të Thirrë-Kukës, por se nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
Po kështu raportohet se edhe në Kalanë e Dodës kanë nisur reshjet e para të borës.
ARRSH njofton se filluar edhe spërkatja e aksit Thirrë-Kukës me kripë e granil.
(ma.ar/BalkanWeb)