Pas 22 viteve si trajner i Arsenalit, Arsen Venger vendosi të japë dorëheqjen nga pankina e “topçinjve”.
Pas më shumë se 5 muajve larg futbollit trajneri francez ka vendosur që të rikthehet në drejtimin e skuadrave. Sipas mediave franceze, Venger është shumë pranë klubit të PSG-së dhe pritet të marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Edhe trajneri i kampionëve të Francës, Tomas Tuchel duket se është pro marrjes së Arsen Venger si drejtor i klubit dhe beson se të dy së bashku do të bënin një punë të mirë në objektivin që ka klubi për të arritur në majat e futbollit europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: