Pas ndarjes me Aubameyang dhe Lacazette, të cilëve u skadon kontrata, prioriteti i Arsenal është tashmë një pikë qendrore në këtë merkato të janarit. Në krye të listës të trajnerit Arteta është Dushan Vlahovic, sulmuesi serb që ka refuzuar rinovimin me Fiorentinën dhe skadon në vitin 2023.

Një operacion që shkon deri në 180 milionë euro, duke përfshirë mapgesën ndaj klubit italian, pagat e futbollistit dhe komisionet për agjentët e tij. Fiorentina është e gatshme ta shesë sulmuesin serb, për më tepër që mori Piatek.

Arsenali është gati investojë 70 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili kërkon një pagë prej 360 mijë euro në javë, për një bruto vjetore prej rreth 17 milionë euro, ku duhen shtuar edhe 18 milionë komision për agjentët.

Një mal me para për një sfidë të re, sa intriguese aq edhe të ndërlikuar. Topi i kalon tani Fiorentinës dhe lojtarit, i cili në zemrën e tij do të donte një skuadër të sigurt në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe Arsenali nuk hyn në këtë zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb