Manchester United ka marrë një fitore minimale 2-1 kundër Arsenal në takimin e sotëm të vlefshëm për javën e 35 të “Premier League”. Një 3 pikësh për ‘djallin’ që konsolidon vendin e dytë, duke parë se Liverpool nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 dje kundër Stoke City-t.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-t nga Paul pogba, i cili nuk e pati të vështirë nga fare pranë zonës. Arsenal do të barazonte në fillimin e pjesës së dytë, me një ish si Mkihtaryan, i cili nuk hezitoi aspak të festonte.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat, ishte Fellaini ai që në minutën e parë shtesë së kohës së rregullt prishi ekuilibrat.

Një humbje pa shumë pasoja për Arsenal, që gjithsesi mbetet në vendin e 6-t me 57-t pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb