Arsenal ka arritur të mposhtë me vështirësi 2-1 skuadrën e Bournmouth. Të besuarit e Arsene Venger arritën t’a fitonin këtë takim në minutat e fundit pasi gjyqtari kishte akorduar 8-të minuta shtesë pas ndërprerjes së lojës.

Goli i parë erdhi në minutën e 59-të kur mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, kaloi “topçinjtë” në avantazh. Për të ndërlikuar lojën do të mendonte një tjetër shqiptar, Granit Xhaka, që vetëm 6-të minuta më pas do të dilte nga loja me karton të kuq të menjhershëm.
16114032_10154615944132713_5262859778065225152_n
I mbetur me 10-të lojtarë në fushën e lojës, në të 93-ën Arsenal u barazua pas një goli të Grey. U krijua përshtypja që takimi do të përfundonte me rezultat të barabartë, pasi kishtin mbetur vetëm pak minuta lojë.

Me të njëjtin mendim nuk ishte Sanchez që në të 98-ën riktheu Arsenalin në avantazh duke gëzuar të gjithe tifozët që gjendeshin në “Emirates Stadium”. Një fitore me shumë vlerë për londinezët që arrijnë të ruajnë vendin e dytë me 47-të pikë, 5-së më pak se Chelsea e vndit të parë, që aktualisht po luan sfidën e saj kundër Hull City.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb