Arsenal po kalon një sezon të vështirë. Larg çdo objektivi dhe e zhytur në rekorde negative, skuadra londineze duhet të përballet edhe me kritikat e tifozëve. Në shënjstër të tyre kanë përfunduar disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Në fillim Xhaka, dhe më pas Aubameynag po sulmohen hapur, çka nuk po ndihmon në qetësimin e situatës.

Nintchdbpict000559496583 E1580817312585
Nintchdbpict000559496583 E1580817312585

Nuk bën punë as ndryshimet në pankinë, me larimet e Unai Emery dhe Frederic Ljumberg. As Mikel Arteta nuk po arrin të kthejë sezonin e “Topçinjve”. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit po mendojnë për një rikthim të madh. Bëhet fjalë për Arsene Wenger. Francezi që qëndroi për më shumë se 22 vjet në pankinën e Arsenalit, shihet si njeriu i duhur për të kthyer skuadrën në shina.

Eqkuacgxuamr A
Eqkuacgxuamr A

Lajmi bëhet I ditur nga mediat angleze. Sipas tyre, klubi londinez i ka bërë disa propozime sa i përket roleve që mund të marrë Wenger. Nuk bëhet fjalë për pankinën, por për një detyrë shumë aktive si një siguri për tifozët se ekipi do të kalojë krizën. Ofertat janë në tavolinën e ish-trajnerit, që duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, ka marrë kohë për të kthyer një përgjigje përfundimtare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: