Real Madrid kaloi krizën e fillim sezonit, brenda 20 ditësh Zinedine Zidane arriti të rikthej ekipin në garë në Champions dhe La Liga, një ecuri pozitive që largoi përfundimisht hijet e shkarkimit. Rezultatet i japin tashmë të drejtë teknikut francez dhe drejtuesit e klubit janë të detyruar të pranojnë vendimet e tij. Një nga çështjet më të diskutuara ka qenë mos aktivizimi i Iscos, një lojtarë më shumë fantazi por që nuk bën pjesë në planet e trajnerit.

Zinedine Zidane Real Madrid Cf Speaks With Isco La Liga
Zinedine Zidane Real Madrid Cf Speaks With Isco La Liga

Përpara këtij fakti edhe Isco duket i dorëzuar teksa ka vendosur që në janar të largohet nga Madridi. Spanjolli nuk ka ndërmend të pres më gjatë, për më tepër duke qëndruar në pankinë dhe për këtë arsye i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë. Në fakt kërkesat konkrete kanë munguar në drejtim të tij por së fundmi në skenë ka dalë Arsenal. Mikel Arteta, i gjendur gjithashtu nën presion të madh, i ka sugjeruar drejtuesve të “topçinjve” emrin e Isco. Arteta beson se me spanjollin në formacion, Arsenal mund të kalojë këtë moment të vështirë. As Isco nuk do të ishte kundër një transferimi në Premier League, në një klub si Arsenal që dëshiron ta vendos në qendër të projektit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb