Perisic dhe Inter është një martesë e destinuar të përfundojë me divorc, fakt të cilin me shumë diplomaci e pranoi dhe trajneri Luciano Spelletti: Perisic pëlqehet nga shumë ekipe por fillimisht duhet të flasin me shifra dhe ofertë konkrete”.

Duke qëndruar tek shifrat, nuk është më një sekret që Inter i ka vendosur një çmim 40 milion euro, shifër kjo e cila do ti jepte mundësinë Interit të gjente menjëhërë një zëvendësues pasi largimi i Perisiç lë një gropë të madhe në skemat e Spallettit. Man.United ishte skuadra e parë e cila kërkoi shërbimet e kroatit por njëkohësisht edhe ekipi i parë që është tërhequr, të paktën për momentin.

Sipas BBC, Arsenal është hedhur në sulm për Perisic, por oferta e parë është refuzuar: transferimi në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje më pas për 40 milion euro. Pasi i snobuan ofertën e parë, londinezët kanë një tjetër propozim: shkëmbimin Perisic-Ozil, gjithnjë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Kjo ofertë e dytë ka bërë që drejtuesit e klubit ziklater ta marrin me qetësi pasi Ozil është një emër që i ka pëlqyer gjithnjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: