Ky sezon i Arsenal vijon të jetë një zhgënjim total. “Topçinjtë” e kanë të vështirë të reagojnë, Artata duket i pafuqishëm për të rikthyer londinezët në garë duke e bërë të ardhmen e spanjollit gjithnjë e më të paqartë. Trajneri i Arsenal ka kthyer vështrimin nga merkato si mundësia e vetme për të shpëtuar stolin e tij dhe të ndryshoj kursin e ekipit. Mediat angleze sjellin çdo ditë një emër të ri që lidhet me merkaton e Arsenal, por të gjithë bashkohen në një pikë, Arteta kërkon një fantazist me çdo kusht. Një ditë më parë qarkulloi emri i Iscos, fantazisti i Real Madrid mbetet preferencë e parë, por nëse dështon kjo pistë, drejtuesit e klubit kanë edhe planin B, bëhet fjalë për Eriksen.

Eriksen
Eriksen

Danezi sipas të gjithë gjasave do të largohet nga Inter në janarit pasi mes tij dhe trajnerit Conte ka një krisje totale. Eriksen përfaqëson gjithashtu një investim me kosto më të ulet pasi në tratative mund të përfshihen edhe lojtarë si Xhaka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb