Arsenal i ka dhënë një goditje shpresave të Romës se Xhaka do të zbarkonte në kryeqytetin italian.

Marrëveshje e re dhe pagë më të lartë deri në 2025 është oferta e fundit nga Arsenal për shqiptarin e natyralizuar si zvicerian.

Mediat e huaja shkruajnë se paga që ofron Arsenal është më e lartë se ajo e Romës, 12 milion euro + 3 të tjera shtesë e cila u refuzua.

Një nga dëshirat e Mourinho për këtë merkato ishte afrimi i Xhakës në Romë, por duket se Arsenal nuk do të bëjë gabimet e të shkuarës kur shiste lojtarët kryesorë dhe i zëvendësonte me adoleshentë ose të rinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb