Skuadra e Unai Emeryt ka arritur të mposhtë sonte  Leicester Cityn me rezultatin final 3-1. Në ”Emirates Stadium”, miqtë e filluan më mirë takimin, duke shënuar të parët pas 31 minutash lojë, pas autogolit të Hector Bellerin.

Por, pak para përfundimit të pjesës së parë, Mesut Ozil shënoi për t’i barazuar shifrat. Në pjesën e dytë ishte  Pierre-Emerick Aubameyang i cili shënoi dy gola për tre minuta 63′ dhe 66′,për t’i dhuruar fitoren e radhës Arsenalit.

Kjo është fitorja e shtatë rresht në Premier Ligë për Arsenalin dhe e 10-ta të gjitha garat, gjë që vërteton formën fantastike të klubit londinez nën drejtimin e Unai Emery. Pas 9 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali renditet në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Leicesteri në vendin e 11-të me 12 pikë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb