Arsenali njihet botërisht për talentet që ka. Politika e Klubit londinez është e thjeshtë, teksa çdo sezon nxjerr të rinj me prespektivë, të aftë që një ditë të bëhen lojtarë të mëdhenj.

Football.london ka publikuar një artikull, ku bën me dije se 2 janë lojtarët e “piketuar” për në verë. Armando Broja shihet si mjaft me të ardhme, teksa këtë radhë do i duhet të qëndrojë në Londër, por jo në anën blu.

Loja e sulmuesit shqiptar përshtatet shumë me atë që trajneri Arteta preferon të aplikojë në fushën e blertë. Klubi po monitoron situatën dhe një aksion konkret do ndërmerret në fund të sezonit, kur përfundon periudha e huazimit te Southampton.

Kalimi te “Topçinjtw” do ishte një mundësi tejet e mirë për të dhe mund të bashkohej me futbollistin tjetër shqiptar Granit Xhaka. Emri tjetër është  Florian Wirtz i Bayer Leverkusen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb