Në zonë e Yrshekut, më herët nga policia u zbulua një arsenal armësh.

Uniformat blu bëjnë me dije se në bazë të dhënave të marra në rrugë operative, se një shtetas në garazhin e tij mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, ka organizuar punën dhe ka finalizuar operacioni policor i koduar “Arsenali”.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një person dhe shpallur në kërkim.
BalkanWeb mëson se personi i arrestuar është Kujtim Çaushi ndërsa shtetasi i shpallur në kërkim është Erlind Çaushi.

Njoftimi:

Sot më datë 18.08.2022, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bazë të dhënave të marra në rrugë operative, se një shtetas në garazhin e tij mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Arsenali”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç., vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. Ç.

Gjatë kontrollit të këtij ambienti, janë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale:
– 2 granta hedhesë të lehtë kundratank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 auromjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motorra pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb