Arsenali vijon të transferojë futbollistë të pikasur anglezë. Portieri Aaron Ramsdale është më i fundit që i bashkohet topçinjve.

Ramsdale është një portier i njohur në Premier League për shkak të paraqitjeve të mira me Bournemouth e Sheffield United si dhe vlerësimit që mori nga Gareth Southgate duke e përfshirë në ekipin e Anglisë për Euro 2020.

Pas mbrojtësit Ben White, Ramsdale bëhet lojtari i radhës i Anglisë që do të luajë sezonin e ri në ‘Emirates’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb