Alexis Sanchez nuk do të shitet këtë sezon – ka bërë të ditur Arsene Wenger, duke sqaruar se deklarata e kilianit se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve është keqinterpretuar.

Në një intervistë për Canal 13, sulmuesi është cituar të ketë thënë: “Dua të luaj në Ligën e Kampionëve. Vendimi nuk varet nga unë, duhet ta pres Arsenalin”.

Mirëpo, Wenger ka thënë se përkundër interesimeve të mëdha, Alexis nuk do të largohet.
“Vendimi është marrë dhe ne do ta respektojmë. Vendimi është që të mos e shesim”.

“Unë nuk u jap shumë rëndësi gjërave që përkthehen. Kur e kam kuptuar, ai nuk e ka menduar atë që është thënë”, ka deklaruar francezi në një konferencë për media në Shangai.

Për herë të parë pas dy dekadash, Arsenali dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e garës më të madhe evropiane për klube.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb