Arsenali thyen rutinën dhe zbret në fushë, duke u bërë skuadra e parë e Premier League që rinis stërvitjen pas ndërprerjes së 13 marsit të shkuar për shkak të emergjencës së koronavirusit. Skuadra e Mikel Artetës është kthyer në fushë në kushte sigurie, duke ruajtur distancën e sigurisë dhe duke kryer një punë të mëvetësishshme ose të ndarë me një grup jo më të madh sesa pesë lojtarë në secilën prej 10 fushat e qendrës strvitore të klubit londinez. Seanca stërvitore zgjati maksimumi një orë.

Edhe Brajtoni ka çeur strukturat për t’u lejuar lojtarëve të stërviten. Arsenali donte të kthehej më parë se skuadrat e tjera sepse infektimi i trajnerit Arteta me Covid-19, e detyroi të qëndronte më gjatë i ndalur se klubet e tjera, 47 ditë në total.

I ashtuquajturi projekti “restart”, ndryshe plani i Premier League për të rinisur lojën pas ndërprerjes së 13 marsit, do të impementohet gjatë javës. “Times” dhe “Bbc” kanë shpërndarë lajmin se Premier do të rinisë kampionatin më 8 qershor për ta mbyllur në fund të korrikut.

Strvitjen në grup duhet të nisin më 18 maj. Klubet do të diskutojnë të premten për opsionet e ndryshme për të filluar me dyer të mbyllura. Vendimin përfundimtar do ta marrë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që nga ana e saj ka nisur takimet me mjekët e federatave për të diskuar këtë çështje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb