Arsenal nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi siguroi firmën e lojtarëve si Jesus, Zinchenko apo Vieria, tashmë kërkon edhe një tjetër goditje të bujshme.

Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, Gooners kanë hedhur sytë nga Milani. Klubi nga Londra pëlqen Sandro Tonalin, por kuqezinjtë vështirë se do pranojnë të privohen nga shërbimet e lojtarit.

Gjithsesi, pavarësisht rezistencës së kampionëve të Italisë, Arsenali po mendon seriozisht një ofertë që mund të shkojë rreth 55 milionë euro. Kjo shifër mund të bindë “Djallin” të shesë lojtarin, duke shkaktuar kështu një surprizë të madhe.

87

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: