Sulmuesi i Lionit, Alexandre Lacazette, eshte transferuar per 60 milione euro, plus shtate bonus, te Arsenali, beri te ditur te merkuren klubi francez.

Kjo transferte eshte nje rekord per shitjen e nje lojtari nga Lioni dhe nje rekord edhe per klubin londinez.
Arsenali beri te ditur se behet fjale per nje kontrate me afat te gjate.

Rekordi i meparshem i Olimpik Lionit ishte transferta e Corentin Tolisso te Bayern Munich per 41,5 M EUR me nje maksimum prej 6 M EUR bonus te mundshem, me 14 qershor.

26-vjecari Lacazette, lindur ne Lion, eshte pergatitur te ky klub, ku ka shkuar ne 2003 ne moshen 12-vjecare.
Ai ka luajtur 276 ndeshje me Olimpik Lionin, ku ka debutuar si profesionist ne maj te 2010.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb