“A do të kisha imagjinuar ndonjëherë̈ që njeriu, kjo qenie që Zoti e krijoi sipas shëmbëlltyrës së vet, mund të jetë kaq afër kafshës? Tashti po e kuptoja se ç’domethënie kishin ato hyjni pagane, gjysmë njeri e gjysmë kafshë, si centaurët e sirenat! Në burg kam njohur gjithë poshtërsinë e njeriut, gjithçka që është trashëgim shtazor tek ai, nga egoizmi i egër që arrin të urojë vdekjen e shokut për t’i vjedhur bukën, te frika e marrë shtazore që errëson jo vetëm arsyen, por deri edhe ndjenjat”.

Pothuaj njëkohshëm, Primo Levi i dalë nga kampi i përqendrimit dhe Arshi Pipa në burgun e Burrelit, pyesin, nëse është vallë njeri, ai burrë që përplaset me kaq dhembje me jetën ose nëse mbeten njerëz ata që ju janë zhveshur liritë dhe ju nëpërkëmbet dinjiteti. Pikërisht për të shpërfaqur përmasat e tij të jashtëzakonshme intelektuale, Qendra Kombëtare e Librit mbajti një takim në 100-vjetorin e lindjes së Arshi Pipës.

Drejtoresha e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli tha se pas 50 vitesh censurë ai vjen i plote dhe vuri në dukje rolinne tij si kritik. Më tej, poeti e studiuesi Primo Shllaku tha se: “Arshi Pipa asht nis me ardhe po nuk ka mberri. Se si është kjo punë, që dikush niset por nuk mundet me mbërri, duhet me e kuptu si dukuri te kulturës shqiptare. Ai ka qenë kritik, e kritika asht vendi ma i lartë i artit”.

Duke gjetur rezistencë në pranimin e të arratisurit nga komunizmi në larminë letrare e kritike, një meritë e madhe ju tha botuesit të tij, Myftar Gjana. Primo Shllaku tha se “Gjana ka bere përpjekje për ta futur ne kurrikulat mesimore”. I pranishëm ishte edhe Plator Kalakula, nipi e Pipës. “Mua me vjen keq qe vepra e Arshiut i lihet dashamiresise se botuesit te tij i cili ka bere shume per botimin dhe për futjen në kurrikulat shkollore”.

Filozof, poet, shkrimtar e kritik, i burgosur e mandej i arratisur nga vendi, një ndër personazhet më të vecantë e më eruditë të Shqipërisë, për natyrën e Pipës, për trashëgiminë e tij intelektuale, nipi foli shkurt. “Nuk dua të ndalem më te antikomunizmi i tij. Ai ishte antifashist e pastaj antikomunist sepse ishte natyrë antitotalitare”.

Veprat e Pipës, emri i tij dhe vetë ai, arritën të kthehen vetëm pas 1990-ës. Botimet që ka lënë kanë dëshmuar kohët e burgut. “Kanali” mbetet dëshmi e forte e shtypjes ne kampe. Shumecka e tij u shkrua ne letra cigaresh qe i nxori nga burgu fshehurazi dhe i mori me vete kur u arratis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: