TIRANE

Gjatë një lidhje direkte për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën nw News24, profesori Artan Fuga u shpreh se sistemi i arsimit është i carë dhe nuk mund të funksionojë. Fuga tha se duhet rivendosur besimi tek studentët dhe nuk mjafton  vetëm rritja ne 5% të GDP për arsimin.

“Unë di që nga 8 kërkesat, 4 kërkesat janë për amendimin e ligjit të arsimit të lartë. Ka një çarje mes bordeve, çarje brenda administratës, profesorët nuk kanë kompetenca brenda fakulteteve. Unë nuk e di që një institucion të funksionojë i carë. Sado para t’i hedhësh këtij sistemi ai sistemi nuk funksionon. Shumë mirë që të rritet në 5% GDP për arsimin, por kjo duhet të shkojë me reformimin e sistemit. Është njësoj si t’i hedhësh naftë të mirë një makinë që nuk ka motor, apo nuk ka timon. Ato para nuk do jepnin rendiment. Ka nevojë të rritet investimi për arsimin e lartë, por nuk mjafton kjo”- tha Fuga.

Artan Fuga propozoj një  Kuvend ku të marrin pjesë, studentë, profesorë, qeveri, shoqëri civile për të bërë transparente sistemin.

“Unë mendoj se qeveria dhe ministria kanë 8 kërkesa dhe thuhet se aty janë këshillat studentore. Të drejtohet nga Këshillat studentore dhe të flasë me ta. Duhet rivendosur besimi tek studentët. Duhet ndryshuar sistemi. Nuk mjafton dialogu i Ramës me studentët. Unë propozoj një Kuvend ku të marrin pjesë aktorë të shumtë dhe të bëhet një transprancë për sistemin”- tha Artan Fuga.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: