TIRANË- Sot është afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme, për të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare për vitin akademik 2015 – 2016.

Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës në MAS bëri me dije njoftimin, para disa ditësh, për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare me kohë të plotë në ciklin e parë të studimeve, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në programet jouniversitare profesionale në institucionet publike të arsimit të lartë. Njohja e diplomës së shkollës së mesme është kusht për aplikimin në IAL-të shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: