HIMARE- Gjatë orëve të natës banesa e një arsimtareje në Iljaz të Himarës ka rënë pre e grabitësve.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se brenda oborrit të vilës është grabitur një gomone, ndërsa pronarët që denoncojnë ngjarjen kanë frikë se mjeti ujor mund të përdoret për trafik droge dhe apelojnë që të nisin kërkimet sa më parë.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se gomonia e vjedhur ka pasur dy motorra, një 115 dhe një 8.8 ndihmës.
skafi 3

skafi 655

skafi43
NGJARJA
Persona të pa identifikuar kanë hapur derën e jashtme të banesës dhe pasi e kanë bastisur atë, janë larguar nga shtëpia me mjetin ujor.

Banesa ka qenë në pronësi të arsimtares Loreta Baxhaku dhe bashkëshortit të saj. Konstatimin e vjedhjes së banesës e ka bërë babai i arsimtares kur ka shkuar në mëngjes dhe ka gjetur derën të hapur.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb