Ka dështuar për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj Klement Balilit, në Gjykatën e Apelit. Shkak për dështimin e seancës së sotme është bërë mosparaqitja e Balilit, si dhe mungesa e avokatit të tij, Theodhori Sollaku.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën, duke caktuar datën 11 shtator për seancën e radhës. Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e ka dënuar Balilin me 15 vite burg, por duke qenë se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, do të vuajë dënimin me 10 vite burg.

Por, Balili nuk e ka pranuar këtë dënim, duke e apeluar, me pretendimin se gjykata nuk ka prova kundër tij. Klement Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, madje njihet edhe si “Eskobari i Ballkanit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb