TIRANE- Ndoshta të shumtë janë ata që kanë pyetur pse mungoi Burim Kukeli, mesfushori me tipare mbrojtës i kombëtares kuqezi, në ndeshjen e mbrëmshme të Zyrihut, skuadra me të cilën luan në kampionatin zviceran, por edhe që përfaqësohet në Europa League.

Pikërisht mbrëmë Zyrihu luante me Steaua Bukuresht, por Kukeli nuk ishte dhe arsyeja e mungesës është tërësisht familjare.

Kukeli ka udhëtuar me shpejtësi drejt Zvicrës nga Rumania ku ndodhej për t’i qëndruar pranë bashkëshortes në momentin e ardhjes në jetë të dy fëmijëve të tij.

Kjo e fundit ka pasur disa probleme shëndetësore para lindjes, por duket se gjendja është përmirësuar dhe të gjithë janë duke pritur për ardhjen në jetë të binjakëve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: