Pozicioni në të cilin flemë mund të duket si i parëndësishëm, por ndikon në shëndetin tonë thonë specialistët. Kush fle me shpinë ose në krah të djathtë mund të ketë probleme.

Siç raporton ‘Daily Record,’ fjetja në krahun e majtë është pozicioni më pak i dëmshëm për shpinën tuaj. Nëse shtriheni në shpinë, ekziston rreziku që t’i bëni shumë presion ijëve dhe pjesës lart të shpinës.
Nëse preferoni të flini në bark, kjo mund të çojë në dhimbje të qafës dhe pjesës së poshtme të shpinës.

Nëse flini në krahun e majtë është zgjidhja më e mirë, pasi trupi është në gjendje që të largojë shtypjen nga zemra dhe shpretka, dhe ndikon për rrjedhjen natyrale të lëngjeve limfë. Gjithashtu, ky pozicion është i mirë edhe për frymëmarrjen, sidomos nëse keni ankth gjatë natës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: