Valon Behrami ka thënë se e konsideron përgjegjësi shtesë mbajtjen e shiritit të kapitenit të Udineses.
Ai beson se është emëruar kapiten i Udineses për shkak se flet shumë gjuhë të huaja dhe vepron si lehtësues.
“Shiritin e kapitenit të Udineses e konsideroj përgjegjësi shtesë. Unë flas shumë gjuhë, prandaj përpiqem të jem lehtësues në dhomën e zhveshjes, duke u ndihmuar njerëzve ta kuptojnë njëri-tjetrin”, tha Behrami.

Ai theksoi se kjo është pikërisht arsyeja pse drejtuesit e klubit të Udineses ia kanë besuar shiritin e kapitenit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: