Presidenti Trump ka njoftuar se zëvendësekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të zëvendësojë  nga 1 janari Jim Mattis.

Sipas The New York Times, Trump është zemëruar me gjeneralin e pensionuar për shkak të letrës së tij të dorëheqjes, në të cilën ai ka kritikuar Trumpin duke  thënë se u ka kthyer shpinën aleatëve dhe se ka hezituar të konfrontohet me udhëheqësit autoritarë.

Trump  fillimisht ka sinjalizuar ndryshimin e mendimeve për Mattisin të shtunën, nëpërmjet një postimi në Twitter  të bërë në mbrëmje, duke i dhënë atij një goditje: “Kur presidenti Obama paturpësisht e shkarkoi Jim Mattisin, unë ia dhashë atij një shans të dytë. Disa menduan që s’duhej ta bëja këtë, por unë mendoja se po”.

Trump po ashtu ka shtuar se “aleatët janë shumë të rëndësishëm, por jo kur ata e shfrytëzojnë Amerikën, duke iu referuar letrës së dorëheqjes të Mattisit.

Më pas, të dielën, Trump ka shkuar edhe më tej, duke njoftuar se zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do ta zëvendësojë Mattisin si ushtrues detyre i sekretarit të Mbrojtjes që nga 1 janari, duke e kthyer në pension gjeneralin dy muaj më herët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: