TIRANË

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka takur sot prokuroren kroate, Tamar Laptosh, e cila njihet si gruaja e hekurt që çoi pas hekurave kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë përzgjedhja e anëtarëve të SPAK, proces i cili u zgjat deri me 21 shkurt pasi ende nuk është plotësuar ky organ i ri i drejtësisë.

Prokurorja nga Kroacia do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.

Nga 15 vende në total për SPAK deri tani kanë aplikuar 14 prokurorë. Afati i fundit për të plotësuar të gjithë listën është përcaktuar 21 shkurti, pasi ky vendim u njoftua dje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: