Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se e njeh Arta Vorpsin, e shtoi se ajo është ndër profesionistet e rralla në fushën e ligjeve që ekzistojnë në vend.

Gjonaj theksoi se i vjen keq që një zonjë kaq profesioniste sa zonja Vorpsi gjendet sot në këtë situatë, kurse shtoi se të tillë absurd e krijon një vend si Shqipëria.

Zonja Vorpsi është një nga njerëzit më me integritet të lartë dhe do ishte një vlerë e shtuar për atë gjykatë. Kjo është një luftë politike dhe jo profesionale. Asnjë profesionist nuk do të ishte në vendin e saj.

Në këtë vend, profesionistët fatkeqësisht baltosen. Më vjen keq që një profesioniste goditen kaq rëndë, baltoset nga kjo lloj zhurme, që shpesh herë vendimet merren nëpër studio televizive”, tha Gjonaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb